Me seancen stervitore të zhfilluar të premten në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”, Vllaznia i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e javës së 31-të, atë Vllaznia-Korabi që do të luhet të shtunën në orën 16.00 në stasiumin “Loro Boriçi”. Një ndeshje kjo, që falë edhe vendimeve më të fundit të zbardhura nga komisioni i disiplines pranë Federates Shqiptare të Futbollit do të luhet pa spektatorë për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë gjatë ndeshjes së dy javëve më parë, Vllaznia-Partizani. Në aspektin professional, këtë radhë trajneri Cungu duket se është i qetë, sepse në krahasim me ndeshjet e mëparshme kur ka pasur vazhdimisht mungesa, këtë radhë grupi duket më i plotë në përbërje. Kapiteni Shtubina rikthehet në formacion pasi ka shlyer penalizimin e një jave më parë me tre kartonë të verdhe. Me skuadrën është bashkuar edhe mesfushori Krymi, por me të gjitha gjasat, duke qënë se vjen pas një dëmtimi të rëndë disa javor, Cungu mund ta lërë të pushojë përsëri. Tekniku Cungu pritet të nxjerrë në fushë thuajse të njëjtin formacion me të cilin luajti edhe një javë më parë në Vlorë, me të vetmin përjashtim, ku vendin e Arsid Krujës do ta zërë Ndriçim Shtubina. Me aktivizimin e Shtubinës që pritet të vendoset përkrah Bakajt, së bashku me të riun Hebaj që Cungu i ka besuar përsëri formacionin pritet një sulm i frikshëm në përballjen me dibranët e Korabit.
Nderkohe klubi Vllaznia nga ana e tij ka dale me nje deklarate per shtyp pas shkrimeve se borxhet e prapambetura mund te penalizojne ekipin per ne kompeticionet nderkombetare. Klubi e cileson nje mashtrim faktin se UEFA gjoja ka kthyer përgjigje negative për dy prej klubeve shqiptare që kanë aplikuar përpjesmarrje në Kupat e Europës në sezonin e ri. KF Vllaznia nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj asnjë futbollisti dhe nëse janë disa detyrime të papaguara në organet tatimore, ky nuk përbën asnjë problem sepse siç e kemi bërë të ditur, ne kemi firmosur një marrëveshje me Drejtorinë e Tatimeve për likujdimin e tyre. E gjithë kjo zhurmë është vazhdë e shumë të pavërtetave që shkruhen e thuhen kohët e fundit nga njerëz që ndoshta kanë dëshirën dhe objektivin për ta parë këtë skuadër në në gjendje jo të mirë megjithatë, këto sulme nuk do na ndalin në pretendimet tona për zënien e vendit të katërt në renditje dhe qëndrimit me shpresa se do të sigurojmë një vend për në Kupat e Europës sepse asgjë nuk na penalizon në këtë drejtim.”