Rajoni numër një përballë rajonit nr.3 ka qene ndeshja e radhës e Kampionatit te Futbollit, qe Lëvizja Socialiste për Integrim ne Shkodër ka shpallur prej disa ditësh. Është kjo një nisme te deputetit, Agron Çela, qe ka për qellim masivizimin e lëvizjes sportive tek te rinjtë dhe te rejat. Natyrisht qe Lëvizja Rinore për Integrim po i jep tonin kësaj nisme, duke bashkuar ne këto veprimtari sa me shume bashkëmoshatarë te anetaresise se saj. Ashtu si dhe takimet e tjera, edhe kjo ndeshje prodhoi rivalitet mes ekipeve dhe entuziazëm tek tifozeria………
Edhe pse ky takim u fitua nga rajoni numër 3, përfundimi i ndeshjes i bashkoi te gjithë ne atmosferën e gëzueshme qe krijojnë aktivitete te tilla. Kjo u theksua edhe nga drejtuesit kryesor te dy ekipeve, Arlind Mitku, kryetar i rajonit 1 dhe Oltion Drabeja, kryetar i rajonit 3, te cilët, shprehen mirënjohjen për deputetin Agron Çela, qe i mbështet fuqishëm veprimtaritë e rinise shkodrane.
Ndërkohë Arlind Mitku, ka ftuar te gjithë te rinjtë dhe te rejat, me datën 1 maj ora 10.00 ne një aktivitet argëtimi qe LSI dhe LRI zhvillojnë tek pedonalja pranë Urës se Bunës.
Sipas kalendarit te kampionatit, ndeshjet e radhes do te vijojne me rajonin 5, e me pas deget Malesi e Madhe, Puke e Vau Dejes.