Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëMbledhja e kryesise se LSI-se

Mbledhja e kryesise se LSI-se

-

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi mbrëmjen e se premtes Kryesinë e kësaj partie. Në mbledhjen që zgjati rreth 80 minuta mësohet se është diskutuar mbi listën e deputetëve të LSI në qarqe, ku eshte rikonfirmuar gati 90% i grupit aktual parlamentar. Shkodra do të vijojë të kryesohet nga deputeti aktual Agron Çela, i cili falë punës së tij të bërë në këtë forcë politike dhe me rritjen e pësuar nga 2013-ta, është marrë si shembull nga strukturat drejtuese në analizën e bërë. Krah tij, do të jetë anëtari i kryesisë Dritan Ylli, që do renditet i dyti në listën e qarkut Shkoder. Burimet bëjnë me dije se është rifutur në listë Ylli Manjani dhe Nasip Naço, Edmond Hashinasto do të jetë në Elbasan, ndërsa nuk ka përfunduar ende lista e qarkut të Tiranës dhe Kukësit. Pas mbledhjes, Ilir Meta, tha për mediat se “në lista do të jenë të gjithë ata që kanë dëshirë pasi ende nuk janë mbyllur”. Ai tha se diskutuan edhe për zgjedhjet e qershorit, për të pasur një proces me standarde, por edhe vetë ato brenda LSI.

Pas largimit të Ilir Metës si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, postin do ta mbajë përkohësisht Ministri Petrit Vasili, i cili aktualisht mban postin e zëvendës/kryetarit të LSI-së. Pritet që pas zgjedhjeve të 18 qershorit, kjo parti te çelë garën dhe me parimin një anëtar një votë të zgjedhe drejtuesin e ri.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts