Mbremje kulturore me dy ansamble korale

0
89

Ne qendren e kendimit koral, salla Marianne Graf, te qytetit te Shkodres, Shoqata “ Miqt e Muzikes Rozafa Exspresion “, ne bashkepunim me korin hollandez Utrecht Travel Singers “, kane ardhur me nje mbremje kulturore per spektatorin shkodran. Njekohesisht edhe ne kuader te 100 vjetorit te lindjes se kompozitorit “ Prenke Jakova “. Koret e dy vendeve erdhen me nje repertor te perbashket dhe pjese te zgjedhura nga te gjitha vendet e botes. Ne dinamiken e aktiviteteve qe po zhvillohen, bashkepunimi me korin hollandez ishte diçka e veçante, pasi solli nje risi ndryshe nga shfaqjet e tjera.

Kori hollandez, krahas repertorit te huaj kendoi edhe dy kenge shqiptare “ Vajta ne Elbasan “ dhe “ Vallen e Rexhes “. Nderkohe qe kori shqiptar, ekzekutoi “ Ave Maria “ dhe Aria e Mares “ te kompozitorit “ Prenke Jakova”, Bolero Sevilianas te Enrique Fabrez me soliste Olta Juba e Erinda Agolli, etj. Maestro Çoba ne perfundim i dorezoi korit te ftuar çertifikaten e seminarit te zhvilluar me teme:  “ Njohuri mbi muziken shqiptare “. Kenga tradicionale “ Lule Bore “, e kenduar sebashku nga dy koret, pershendeti te ftuarit te ardhur enkas per kete shfaqje.