Tuesday, September 10, 2024
HomeAktualitetNje tjeter investim serioz i shtohet qytetit te Shkodres.

Nje tjeter investim serioz i shtohet qytetit te Shkodres.

-

Shkodra turistike do të ketë destinacionin e saj më të ri, investim që vjen pas 4 vitesh punë intensive e që kurorëzohet me inaugurimin e hotel “Luani i Artë”.

Biznesmeni i njohur Shkodran Sander Luani ka zgjedhur t’i dhurojë qytetit të tij këtë hotel luksoz, që përmbush parametrat bashkëkohorë dhe vjen si një risi për zonën ku është ngritur, në afërsi tek Urës së Trenit në lagjen “Mark Lula”. Familjarë dhe miq u bënë pjesë e kësaj ceremonie që shënon hyrjen zyrtarisht në tregun e shërbimeve hoteliere të destinacionit më të ri për çdo turist vendas e të huaj. Deputeti Agron Çela mik i vjetër me biznesmenin Luani i shoqëruar nga koordinatori Gëzim Podgorica zgjodhi të behet pjesë e kesaj ceremonie, duke i uruar suksese në nismen e re të ndërmarrë.

Trokitja e gotave dhe kokteili i mblodhi për minuta të tëra sëbashku të pranishmit në diskutime, por edhe me urimin për një sukses të vazhdueshëm të këtij investimi. Më pas ata shijuan nga afër mjediset e reja e komode, që do të jenë në shërbim të klienteve.

22 dhoma dhe 2 suita, bari dhe restoranti si dhe një kat nëntokë me sauna, palestër etj vijnë në këtë hotel si fjala e fundit e investimit që Shkodra do të ketë në hartën e gjërë të ambjenteve luksoze në gjirin e saj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts