Tuesday, September 10, 2024
HomeAktualitetLsi Shkoder feston 1Majin

Lsi Shkoder feston 1Majin

-

Datat e shënuara të kalendarit, mbesin të tilla edhe për lëvizjen socialiste për Integrim të Shkodres dhe deputetin Agron Çela. I tillë është edhe 1 Maji, dita e punëtoreve, ku me anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët Shkodranë vendosi të kalojë një ditë festive, permes një koncerti madheshtor të organizuar në lulishten tek pedonalja e Molos. Emrat e njohur të muzikës Shkodrane dhe asaj shqiptare dhuruan një atmosferë plot ritëm e ngjyra për të pranishmit, ndërsa deputeti Çela përkrah kishte edhe 10 kandidatët që do të ketë në krah për fushatën elektorale të 18 qershorit.

Nga zgjedhjet e 18 qershorit, LSI me këtë ekip kampion do të dalë forcë e parë politike, pasi mbështetja juaj ka qënë e vazhdueshme, e për ne është një garanci më shumë tha në fjalën e tij deputeti Çela. Ai e cilësoi votën për LSI-së, si shansin e të gjithëve.

Besimin tek një fitore e padiskutueshme e LSI-së e shprehen edhe kandidatët Dritan Ylli, Edmond Ndou dhe Sajmira Laçi, të cilët ftuan qarkun Shkoder të rrugëtoje drejt një Shqipërie më të zhvilluar, me mbeshtetjen për këtë forcë politike.

Festa ka vijuar më pas me këngëtarët Shkodranë Orjeta Kelaj dhe Ilsi Ademi, Elsida Sinaj, Bruna Sata, si dhe humoristet e mirenjohur Drande Xhaj e Muhamet Çekini. Por përveç festës, LSI në fund të aktivitet dha edhe një mesazh kuptimplotë që duhet të udheheq çdo qytetar të përgjegjeshëm. Anëtarët dhe simpatizantët, sëbashku me deputetin Agron Çela bënë pastrimin e zonës, duke e kthyer atë në gjendjen fillestare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts