Monday, September 16, 2024
HomeAktualitetAnija qe po ndot Shengjinin

Anija qe po ndot Shengjinin

-

E ankoruar prej kohësh në portin e Shëngjinit, një anije mallrash është kthyer në ndotëse të bregdetit të Adriatikut, pasi ajo është në gjendje të rrënuar e plot ndryshk. Anija e tonazhit të lartë “Milton” e vendosur pranë kalatës së re të portit, së fundmi është kthyer në burim fitimi për individë të caktuar, që kanë nisur prerjen e saj në brigjet e detit, duke i shitur më pas për skrap. Një veprim i tillë është i ndaluar nga të gjitha konventat ekologjike, ndërsa drejtuesit e portit kanë zgjedhur të mos prononcohen për këtë fenomen, ndonëse anija ndodhet në mjediset e brendshme me lejen e tyre. Anija ka mbërritur nga Volos-Greqi me 15 Mars pasi ishte bllokuar atje si e papërshtatshme më për punë. Burime brenda portit sqarojnë se të gjitha veprimet janë kryer duke mashtruar ministrinë e linjës përmes shkresave sikur anija ishte mbytur, ndërsa në terren kryheshin të tjera veprime. Me 27 Shkurt drejtuesit e portit mësohet se i jane drejtuar Ministrisë me një letër ku i shpjegonin se do të ndodh katastrofa ekologjike, por çuditërisht në 10 prill është lëshuar autorizim për prerjen e saj duke shkelur ligjet e shtetit Shqiptar, që ndalojnë veprime të tilla në bregdet. 10 ditë pas kësaj shkrese, pikërisht në 20 prill mësohet se është shkarkuar kapiteni i portit pasi ky i fundit kishte lajmëruar policinë kufitare. Anija vijon të qëndrojë në këtë zonë, ndërsa nuk dihet nëse do të ndërhyhet nga autoritetet përkatese për të frenuar ndotjen që po shkakton në det.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts