Çeshtja e kanabisit dhe përgjegjesia direkte që duhet të mbajnë kryepleqtë e fshatrave, ka bërë që një pjesë e madhe e tyre në Shkoder të kërcënojnë me dorëzimin e vulave. Ata e quajnë absurd pretendimin e policisë së shtetit, që këta të fundit të kryejnë kontrolle në banesa si dhe të gjithë sipërfaqen e territorit që administrojnë. Perveç pamundësive logjistike dhe ekonomike pasi paga që marrin është tejet e ulët, ata thonë se një veprim i tillë do t’i fuste në konflikte me bashkëfshatarët. Këtë detyrë duhet ta bëjë policia, sëbashku me strukturat e tjera të shtetit thonë ata.
Vukaj nga ana tjetër thotë se nuk e kupton se si mund të mbahet përgjegjesi nga një kryeplak që asnjëherë nuk është trajnuar për bimët narkotike, e që sot edhe po të ndeshet me këtë farë ai nuk e njeh.
Për një sasi lëndësh narkotike të gjetura në zonën e Dukagjinit pak dite me pare, policia proçedoi në gjendje të lirë administratorin e pultit dhe ka shpallur në kërkim kryeplakun.