Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetGjuhadoli i rrezikuar

Gjuhadoli i rrezikuar

-

Asgje ne rrugen muzeale te Gjuhadolit ne qytetin e Shkodrës nuk tregon te kenë nisur përgatitjet për sezonin veror turistik, pavarësisht se kjo është nder me te vizituarat nga turistet e huaj ! Rikonstruksioni i rrugicave, qe duhej te kishte përfunduar prej kohesh, akoma është ne proçes ! Por ajo qe është me shqetësuese dhe e patolerueshme, ka te beje me ndotjen ! Kontineret e mbushur me mbeturina te shumëllojshme presin ne krye te një rrugice kur tu vine radha për tu transportuar, ndërkohë qe normalisht ky proçes  do te duhej te ishte kryer qe ne orët e para te mëngjesit ! A thua se vizitoret janë te interesuar për plehrat dhe jo për trashëgiminë kulturore dhe arkitekturore  te pazëvendësueshme, qe ekspozon kjo zone ! Aspak normale një situate e tille, aspak e hijshme për Bashkinë Shkodër qe edhe për një rruge muzeale si kjo, nuk ndien shqetësim për tu kujdesur, thua se  ndodhet ne zonat e thella malore e jo ne mes te qytetit te Shkodrës ! Ketë pasuri te pazëvendësueshme historie dhe identiteti, qe u rezistoi gati dy shekujve, po e rrezikon thjeshte mungesa e kujdesit nga ana e pushtetit vendor te Shkodrës për ta mirëmbajtur, por edhe indiferentizmi i qytetareve qe mjerisht duket se po mësohen me ketë gjendje dhe nuk reagojnë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts