Shkuarja e Ilir Metës drejt presidencës, është një motivim më shumë për mua dhe të gjithë LSI-në që të punojmë fort, për të rritur përfaqësimin tonë në parlament, e për të qënë forcë e parë politike. Me këto fjalë ju drejtua anëtarëve dhe simpatizanteve të LSI-së, deputeti Agron Çela i cili sëbashku me kandidatin Dritan Ylli dhe koordinatorin Gezim Podgorica inauguroi zyrën e re elektorale në fshatin Vukatanë, të njësisë administrative Gur i Zi.
LSI sëbashku me drejtuesit e ri në krye do të jetë edhe më e fortë, ndërsa Shqipëria me president Metën shkon e sigurtë drejt një demokracia solide e larg frymës konfliktuale, ishte mesazhi i kandidatit për deputet Dritan Ylli, i cili falenderoi deputetin Çela për punën e mirë që vijon të bëjë me strukturat.
Krah drejtuesit të LSI Vukatanë Safet Osja, më pas deputeti Çela dhe preu tortën e fitores siç e cilësoi ai, duke trokitur gotat me urimin për një 18 qershor të suksesshëm. Anëtarët dhe simpatizantët e LSI Vukatanë përcollën mesazhin e fitores, duke garantuar se mbështetja për deputetin Çela dhe këtë forcë politike, është një shans për të gjithë.