Wednesday, September 18, 2024
HomeAktualitetSezoni turistik, Shengjini ende larg

Sezoni turistik, Shengjini ende larg

-

Shengjini nuk është gati për të pritur turistet. Në një kohë që disa qytete të vendit kanë çelur sezonin turistik, në Lezhë bashkia ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret. Rëra vijon të jetë e papërpunuar dhe mbetjet janë prezente kudo, edhe pse pushuesit e parë si mungojnë kësaj perle të Adriatikut. Të vetmit që kanë nisur nga puna janë bizneset të cilat po kryejnë punime apo riparime për tu bërë gati për sezonin e veres. Tharja e palmave përgjat shetitores ka krijuar një pamje aspa të kendshme ndersa ende nuk bëhet e ditur nese ato do të zevendesohen.

Një tjeter shqetesim i banoreve të Shengjnit është prania e qenve endacakë të cilet sipas tyre kanë sulmuar disa here femijet. Ata kërkojnë nga bashkia që të marrë masa të menjehereshme pasi në këto kushte nuk mund të priten turistet.

Pa një date zyrtare për hapjen e sezonit, bashkia Lezhë të vetmin sqarim që jep është se po punon për hartimin e një programi konkret me qellim që sezoni të jetë me mirë se një vit më parë, por se sa do të arrihet kjo me këtë vonese, mbetet për tu parë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts