Vetem 1 dite pas hapjes se sezonit turistik, ku duhej te ishin marre masa per nje fillim te mbare te tij, ne fakt ndodh krejt e kunderta, pasi plazhi i Velipojes ndodhet teresisht ne pushtetin e mbetjeve urbane. Bashkia e Shkodres pervec koncerteve te organizuara dhe show-t medatiak, duhej te kishte menduar edhe per pastrimin e reres pasi nje situate e tille eshte e papranueshme.
Ne keto dite te para te Majit pushuesit nuk mungojne, jo vetem Shkodranet por edhe nga trojet shqiptare, por pamja qe ju ofrohet le per te deshiruar. Ata e quajne domosdoshmeri nderhyrjen, pasi kjo perle e turizmit eshte atraktive ne çdo stine te vitit.
Kushte te tilla jo vetem qe largojne pushuesit, por demtojne ndjeshem edhe resurset qe i ka falur natyra Velipojes. Mungesa e investimeve prej vitesh nga pushteti vendor e ka bere kete pike te mbetet thjesht nje zone periferike e pa zhvilluar e qarkut te Shkodres, kur do te duhej te ishte gjeneruesja numer nje e te ardhurave per te gjithe bashkine e re. Keto vonesa ndikojne drejteperdrejte ne krijimin e situatave aspak te favorshme, siç ndodhi edhe vitin e kaluar.