Friday, April 19, 2024
HomeSportDuli: Veleçiku është për kategori të parë

Duli: Veleçiku është për kategori të parë

-

Përballja e fundit e Veleçikut, skuadrës që përfaqëson Malësinë e Madhe ishte ajo e së dieles së kaluar kur u ndesh në stadiumin “Reshit Rusi” me Vllazninë “B”. Edhe pse realisht Vllaznia fitoi me rezultatin 3 me 1, për skuadrën që drejtohet nga trajneri Besnik Duli nuk kishte rëndësi rezultati i kësaj ndeshje, sepse pozitat e saj në tabelen e klasifikimit janë përcaktuar. Që do të thotë se Veleçiku nuk rrezikon për mbijetese, pasi është në vendin e dhjetë me 20 pikë duke lënë pas tre skuadra të tjera, por që distanca me ekipet e kreut është e largët. Ky është edhe shqetësimi i trajnerit Besnik Duli, i cili duke kujtuar vitet e arta ku Veleçiku luante me dinjitet në kategorinë e parë, madje duke tentuar edhe kualifikimin në Superiore, kërkon që kjo skuadër të rikthehet në pozitat e saj ku e meriton.

Kategoria e dytë e futbollit shqiptar ka edhe dy javë për t’u luajtur, dhe duke iu referuar grupit A ku konkurojnë tre skuadrat e qarkut Shkodër, Vllaznia B, Veleçiku dhe Ada, duhet thënë se kryesuesja e tabeles Egnatia e ka siguruar direkt kualifikimin në kategorinë e parë, Vllaznia B si e dyta pret një ndeshje shtese për të fituar këtë të drejtë, ndërsa përpos Veleçikut që është i dhjeti në renditje, Ada e Velipojës në këtë sezon gjendet në pozita të vështira mbijetese.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts