Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëKonventa kombetare e LSI

Konventa kombetare e LSI

-

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë në orën 16:30 Konventën Kombëtare, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj force politike pas zgjedhjes së Ilir Metës President i Republikës. Aktiviteti do te zhvillohet tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa si përherë nën kujdesin e veçantë të deputetit Agron Çela, janë nisur në mënyrë të organizuar delegatët e qarkut të Shkodres. Përfaqesuesit e qytetit, Malësisë së Madhe, Vau Dejësit dhe Pukës do të hedhin votën e tyre për kreun e ri të kësaj force politike, që do t’i udhëheqë në garën për zgjedhjet elektorale te 18 qershorit. Konventa pritet të shqyrtojë dy propozimet e Komitetit Drejtues Kombëtar për zgjedhjen e Petrit Vasilit si Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Monika Kryemadhit si zëvendëskryetare të LSI-së. Në njoftimin për media të LSI-së thuhet se “Konventën do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës.Konventën e LSI-së do ta përshëndesë edhe Kryetari Kuvendit Ilir Meta pas fjalës së hapjes nga ministrja Gjosha. Në konventë do të mbajnë fjalë përshëndetës edhe Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi etj”. me zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike, nis më pas edhe fushata elektorale, pasi janë mësuar emrat e kandidateve për deputet në secilin qark. LSI e ka cilësuar këtë konventë të së mërkurës, edhe si momentin e firmosjes së marrvëveshjes me Shqiptarët.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts