Tuesday, April 16, 2024
HomeKronikaPerplasen 3 mjete, 2 te plagosur

Perplasen 3 mjete, 2 te plagosur

-

Një 17 vjeçare që udhetonte si pasagjere dhe drejtuesi i një mjeti, mbeten te plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në drejtim të rrugës së plazhit në Velipojë. 3 automjete u përfshin në këtë aksident të ndodhur në një zonë të banuar, në kthesen pranë qendres së njësisë administrative Velipojë, një Renault me targë AA 545 RA, një  Fiat me targë AA 514 IM si dhe një triçikël. Për pasojë e plagosur ka mbetur shtetasja S. Jaku si dhe drejtuesi i automjetit tip Renault të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres. Ata ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha dhe fatmirësisht nuk paraqesin rrezik për jetën thonë mjekët. Lendime më të lehta mori edhe drejtuesi i mjetit tip Fiat, i cili u godit në pjesën e përparme. Gjithçka sipas hetimeve të para të grupit të ekspertizës të mbërritur në vendngjarje ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, kuy dyshohet se mjetet kanë qënë duke ecur tej normave të lejuara në këtë segment rrugor. Tashmë po merren në pyetje drejtuesit e tyre dhe dëshmitarët në vendngjarje, për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj përplasje që mund të kishte rezultuar me pasoja fatale për drejtuesit e mjeteve. Në stinën e verës numri i aksidenteve në rrugën Shkoder – Velipojë shtohet ndjeshëm për shkak të fluksit të lartë në lëvizje dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit. Shpesh aksidentet kanë qënë me pasoja në jetë njerëzish, si dhe me numër të lartë të plagosurish. Policia e shtetit me nisjen e sezonit ndonëse shton kontrollet në këtë rrugë, e ka patur të pamundur menaxhimin e situatës në shumë raste.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts