Pavaresisht se me vonese, me ne fund asfaltimi i rruges se bllokut te pallateve ne lagjen Xhabije te qytetit te Shkodres filloi. Por ky proçes nuk besohet nga qytetaret se do te kryhet me cilësi. Kjo për faktin se tubacionet e ujit te pijshem, te dëmtuar nga ngricat e janarit, nuk janë riparuar akom, ndaj uje qe rrjelle jashte kontrollit, sipas tytre, do ta demtoje asfaltin.
Janë ankuar për ketë ne Bashki dhe tek ndërmarrja e ujesjellesit, por nuk ka pasur reagim nga ana e tyre.
Fillimisht zbatimi i këtij projekti ishte kundërshtuar nga qytetaret, te cilet theksonin se u demtonte gjelbërimin, për te cilin e ishin kujdesur vete ata. Por zeri i tyre nuk e përfill nga drejtuesit e Bashkise Shkoder. Tani kerkojne qe se paku te rregullohet edhe rrjeti i ujesjellesit, dhe te mos demtohet asfalti pa perfundur akoma shtrimi i rruges.