Me ligjin e ri te miratuar nga qeveria, tani te gjithe emigrantet shqiptare qe pas disa vitesh vendosin per tu kthyer ne vendlindje, kane mundesi per te blere periudha pune qe i kane te pasiguruara prane sigurimeve shoqerore, per perfitimin e pensionit te pleqerise.Periudha minimale e sigurimit qe i duhet nje personi per te perfituar pension eshte 15 vite, shpjegon drejtoresha e ISSH, Violeta Staka.
Masa kontributive qe duhet per te paguar cdo vit per perfitimin e sigurimit vullnetar eshte 21.6% e pages minimale, thote Staka.
Per blerjen e kontributeve qytetaret duhet te paraqesin dokumentat me vete si fotokopje e librezes se punes, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit, fotokopje te librezes se kontributeve dhe ate te kartes se identitetit.