Wednesday, September 18, 2024
HomeKronikaVjehrri vret nusen e djalit

Vjehrri vret nusen e djalit

-

Një krim në familje ka tronditur rreth orës 05.00 të mengjesit te se merkures Kurbinin. Vjehrri 75 vjeçar ka vrarë duke e goditur me leve nusen e djalit 41 vjeçare Vera Tota, ndërsa në banesë ndodheshin në gjumë edhe dy fëmijët e mitur. Ndoc Tota pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi nga banesa, duke u fshehur. Gjithçka dyshohet të ketë ardhur pasi nusja nuk i ka shërbyer vjehrrit kafen e mëngjesit, ndërsa mes palëve konfliktet kishin qënë të shpeshta. Debati mes tyre ka qënë fillimisht verbal, e më pas i moshuari ka marrë leven duke e goditur në të gjithë trupin nusen, e cila si pasojë e plageve të marra ka humbur jeten në vend. Pikërisht goditja në kokë mësohet të ketë qënë fatale për të, ndërkohë që policia është lajmëruar nga fqinjët e viktimës, të cilët kanë dëgjuar ulërima dhe të qarat e dy fëmijëve. Policia ka arritur që pak orë pas ngjarjes të vërë në pranga të moshuarin, i cili do të përgjigjet për krimin e kryer. Burime pranë familjes bëjnë me dije se viktima Vera Tota keqtrajtohej vazhdimisht nga vjehrra dhe i shoqi i saj, duke i privuar edhe ushqimin.  Sipas banorëve të fshatit Zhejë në Kurbin, 41 vjeçarja prej disa kohësh punonte si sanitare në një shkollë 9-vjeçare të zonës, ndërsa bashkëshorti si roje nate në një objekt privat. Para një viti prindërit e bashkëshortit kishin tentuar ta vrisnin dhe për këtë arsye çifti së bashku me dy fëmijët ishin shpërngulur në qytetin e Laçit. Pasi u duk se marrëdhëniet me nusen ishin stabilizuar, familja e re ishte kthyer sërish tek prindërit. Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts