Friday, March 29, 2024
HomeKronikaAksidentohet per vdekje kembesorja

Aksidentohet per vdekje kembesorja

-

Një këmbësore mbeti e vdekur pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të shkollës së Mjedes, pjesë e segmentit rrugor Shkoder – Vau Dejës. 52 vjeçarja me inicialet A.L ka qënë duke lëvizur në këmbë kur është përplasur nga kamioni me targë AA 682 MO, që drejtohej nga 38 vjeçari Agim Uka banues në qytetin e Pukës. Të paqarta janë ende rrethanat e këtij aksidenti dhe vetë mënyra se si është përplasur shtetësja në fjalë nga automjeti. Mësohet se pikërisht ajo është përplasur me njërën nga gomat anësore ndërsa po ecte në krah të rrugës dhe goditja e marrë ka qënë fatale për të, duke gjetur vdekjen në vend. Drejtuesi i mjetit sapo ka konstatuar skenën në fjalë, ka frenuar por ky veprim ka qënë i vonë, pasi 52 vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Policia dhe grupi ekspertizës mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për shkaqet e këtij aksidenti, ku u bë edhe shoqërimi në komisariat i 38 vjeçarit për sqarimin e plotë të rrethanave. Dyshohet se ai ka qënë duke lëvizur mbi normat e lejuara në këtë zonë dhe në një moment kamioni në pjesën e pasme ka devijuar, ç’ka mund të ketë shkaktuar edhe goditjen e shtetases në fjalë, e cila nuk është parë nga ky i fundit ndërsa po levizte në krahun anësor të rrugës. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Shkodres. Ky është aksidenti i dytë brenda 24 orëve në qarkun e Shkodres, me bilanc një viktimë dhe 2 të plagosur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts