Ne diten nderkombetare te Zjarrfikesve, reparti i ketij sektori ne Shkoder vazhdon te mos kete asnje mbeshtetje nga qeveria per permiresimin e kushteve te ketij sherbimi. Kete e pohon vete shefi i emergjencave civile, Ridvan Bushati, ku thekson se ndonese eshte siguruar fondi per pajisjen e punonjesve me uniforme, eshte mjaft i rendesishem edhe nderrimi i mjeteve pasi jane mbi 30 vjecare.
Bushati thote, se ne i kemi bere thirrje disa here qeverise per kete problem, por nuk kemi marre asnje pergjigje deri me tani.
4 Maji, konsiderohet si dita nderkombetare e zjarrfikesve. Keta te fundit, ne mbare vendin tone ballafaqohen me probleme te shumta, te natyrave te ndryshme, ndaj edhe eshte e nevojshme qe t’i kushtohet nje vemendje me e madhe nga qeveria per permiresimin e kushteve te tyre.