Një vit pasi e shkroi, John Patrick Shanley do të merrte në vitin 2005 çmimin “Pulitzer”. Sot “Dyshimi”, një dramë e bazuar mbi frikërat, pasiguritë e dyshimet pas suksesit që shënoi në Tiranë, do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni”. Përplasjet mes brezave në një shkollë fetare nuk mungojnë dhe këtë do ta sjellin në rolet e tyre aktoret, Shegushe Bebeti, Romir Zalla, Jorida Meta dhe Nigela Ruka.
Petkun e një murgeshe, së bashku me gjithçka ajo përfaqëson, aktorja Shegushe Bebeti e vesh për herë të parë.
Me skenografi e kostumografi nga Laedia Hajdari, në një muzike sa mistike aq edhe njerëzore, kompozim i Sokol Marsit, kjo dramë do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni” në 7 Maj në orën 19.00. Spektatori mjafton të vijë në teatër, sepse pjesa jo vetëm të rremben, por loja aktoreste brilante do ta bëjë atë për vete.