Ndryshe nga Shkodra, në Lezhë 5 Maji është përkujtuar si nga mazhoranca, ashtu edhe nga pushteti vendor. Ata zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmoreve ku vendosen kurorat me lule, ndërsa në fjalën e tyre vlerësuan lart rolin dhe kontributin që dëshmorët dhanë për çlirimin e vendit.
Prefekti i Lezhës Eduart Ndreca e cilësoi detyrim përkujtimin e veteranëve duke përcjell mesazhin e bashkimit dhe unitetit të popullit për çeshtje në interes të vendit ku tha se duhen të gjenden ura bashkëpunimi dhe jo të ngihen cadra pengese.
Drejtues e anetare te tjere te veteraneve te luftes, ne kete veprimtari homazh, folën për heroizmin e deshmoreve te Lezhes, që meritojne gjithnje, respekt, nderim te veçante dhe mirenjohjen me te thelle.