Sunday, September 8, 2024
HomePolitikëSelimi:Meta do ti sherbeje stabilitetit

Selimi:Meta do ti sherbeje stabilitetit

-

Zgjedhjen e Ilir Metës në krye të shtetit e cilëson si një hap të madh që do t’i shërbeje stabilitetit politik dhe institucional. Nga studio e tv1 channel, deputeti i lëvizjes vetevendosje në Kosovë Rexhep Selimi e sheh në këtë këndvështrim figurën e ish kreut të levizjes socialiste për Integrim, aktualisht kryetar i kuvendit.

Kriza politike që po kalon vendi, ndikon në të gjithë trojet shqiptare shton deputeti Selimi, i cili argumenton se një Shqipëri e fortë, i bën të gjithë Shqiptarët të tillë.

Moszgjidhja e çeshtjes së Shqiptarëve është faktori kyç që po ndikon në një situatë të tensionuar në të gjithë rajonin, si në Kosovë, Mal të Zi, e Maqedoni. Ai argumenton edhe qëndrimin kundër të mbajtur për çeshtjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Me nota kritike deputeti i lëvizjes vetevendosje komentoi zhvillimet në Kosovë, duke vënë theksin se ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi situata në këtë shtet nuk është aspak optimiste.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts