Monday, September 9, 2024
HomeSportTe shtunen Vllaznia perballe Skenderbeut

Te shtunen Vllaznia perballe Skenderbeut

-

E premtja ka shenuar seancen e fundit stervitore per Vllaznine, e cila luan ne transferte te shtunen perballe Skenderbeut. Përparësi në këtë seance të fundit tekniku Cungu i ka dhënë fiksimit të formacionit të parë anti-Skenderbe. Nëse në ditët e mëparshme shqetësimi ka qënë për mungesat për arsye të skualifikimit me kartonë të dyshes së repartit mbrojtës, Gurishta në të djathtë dhe Pjeshka në të majtë, që prej seances të së enjtes Vllaznisë i është shtuar edhe një mungese tjetër. Bardulla ka braktisur stervitjen per shkak te demtimit, duke treguar qe rikuperimi i tij nuk ka qene i plote. Shqetesimin per situaten e krijuar perpara kesaj ndeshje e shpreh edhe zv/trajneri Maxhar qe thekson se pertej kesaj panorame do te synohet marrja e maksimumit

“Është ndeshje shumë e vështirë pasi dihet tashmë edhe barazimi që kemi marre me Korabin javen e kaluar. Një ndeshje e fortë, por ne kemi forca të arrijmë të përballojmë Skenderbeun dhe të marrim pikë. Ne shkojmë atje për të luajtur futboll dhe për të bërë një ndeshje të mirë. Nuk shkojmë atje për të toleruar diçka, por për të dhënë maksimumin, dhe për këtë do të japim më të mirën që kemi për një rezultat sa më të mirë. Po, është e vertete kemi mungesa, pasi janë lojtarë të skualifikuar me kartona të verdhë dhe të dëmtuar, por në të njëjtën kohë kemi edhe lojtarë që do t’i zëvendësojnë dhe do ta përballojnë ndeshjen duke dhënë maksimumin e tyre. Të gjithë ato që do të luajnë neser, të gjithë janë të motivuar dhe nuk ka arsye që të neglizhojnë. Në këtë listë është edhe Bardulla i dëmtuar dhe do të na mungojë 100 për qind. Ka qënë një situatë e keqe dhe vetem një ose dy ditë pas ndeshjes, më vonë çdo gjë ka ndryshuar për mirë. Unë besoj se mund të jemi në vendin e katërt. Veçanarisht në qoftëse fitojmë në ndeshjen direkte me Luftëtarin, ajo ndeshje do ta vendosë se kush është për vendin e katërt.”

Pritet qe formacioni te jete ky: Selimaj në portë,  Gocaj, Cicmil, Bicaj, dhe Muleno në të majtë duke pasur përpara si shkatërruesë qëndërmbrojtësin tjetër Vrapi. Tafili, Krymi, Kalaja dhe Shtubina mendohet të përbëjnë mesfushën duke pasur ta vetem në sulm Elis Bakajn. Kuqeblutë janë nisur mesditen e së premtes drejt qytetit të Korçës, ku edhe është programuar të kalohet mbrëmja e së premtes në një nga hotelet e këtij qyteti në pritje të përballjes zyrtare të orës 19.00 të së shtunës, ne Korçe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts