Policia e shtetit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike duke vënë në pranga 1 shtetas dhe proçeduar dy të tjerë në gjendje të lirë. Kanë qënë shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës, që gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Karmë, në vendin e quajtur “pylli poshtë Fronterës së dheut”, u gjetën dhe u asgjësuan 46 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në një parcelë me gjatësi 30 – 40 cm. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi: Prek Mhilli, 51 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë shtetasit: A. N, 29 vjeç, banues në fshatin Karmë, me detyrë Kryeplak i fshatit Karmë, dhe P. P, 38 vjeç, banues në Vau i Dejës, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, në Bashkinë Vau i Dejës, të dy për veprën penale të “Moskallëzim i krimit”. Grupi ekspertizës pasi ka marrë provat materiale në vendngjarje, mësohet se ka bërë asgjesimin e bimës narkotike që ndodhej në fazat e saj të para, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. Mësohet se në të gjithë territorin e qarkut do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme si në sipërfaqet pyjore, tokat shtetërore, magazinat, serat dhe ambjentet e tjera të përshtatshme për kultivimin e narkotikeve. Kjo ka qënë edhe një ndër porositë kryesore të lëna për efektivët nga drejtori i ri i policisë Gjovalin Loka, i cili ka zhvilluar disa takime me fokus kultivimin e bimeve narkotike.