Pas me shume se 30 vitesh teatri “Migjeni” ka rikthyer traditen e teatrit per femije me shfaqjen “Piter Pan”. Premiera e saj u mireprit nga te pranishmit te cilet nuk kursyen duartrokitjet e shumta, e sidomos femijet per te cilet edhe ishte pergatitur. Per aktoret protagoniste te kesaj shfaqje, emocionet jane te shumta dhe duatrokitjet ishin shperblimi me i mire i punes se bere prej tyre.
Per drejtoreshen e teatrit Rita Gjeka eshte nje emocion i vecante kjo shfaqje pasi eshte nje projekt i ri, qe vjen per te gjithe femijet e qytetit.
Nen sloganin “Femije sillni prinderit ne teater” shfaqja “Piter Pan” do te jepet per disa dite me radhe.