Ekipi i te rejave te Vllaznise ne volejboll ka lene paradreken e se shtunes Shkodres, per te udhetuar ne Korçe, ku mesditen e së dieles do të luajnë takimin e dytë final përballë ekipit vendas Skenderbeu. Fitorja e thellë 3 me 0 në ndeshjen e parë të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” bën që Vllaznia të jetë shumë pranë fitimit të titullit kampion. Një gjë e tillë dallohet edhe në optimizmin e trajnerit Adrian Mikopli, kapitenes Artiola Stolaj dhe zv.trajnerit Ferdinand Bardeli.
Nga sa bëhet e ditur, takimi në fjalë luhet në orën 12.00 të dites së diele, dhe me të gjitha gjasat, falë përgatitjes dhe mobilizimit maksimal që kanë në vetvete vajzat e reja volejbolliste, trofeu i titullit kampion që është i dyti radhazi do të mbërrijë në Shkodër mbrëmjen e së dieles.