Thursday, April 18, 2024
HomeSport“Autokritike” e Cicmil, mesazh për fansat

“Autokritike” e Cicmil, mesazh për fansat

-

I vetëdijshëm se çfare ka ndodhur në stadiumin “Skenderbeu” të Korçës, ku me atë veprim dhe gabim në minuten e fundit të shteses së ndeshjes penalizoi rëndë skuadrën e tij është gjendur në një presion jo të vogël kritikash, jo vetem nga drejtuesit e skuadrës, por edhe vete kolegët e skuadrës, të cilët mësohet se kanë qënë shumë të acaruar me të edhe në dhomat e zhveshjes, malazezi Stefan Cicmil, e ka pare të arsyeshme të dalë me një prononcim publik.  Pa pritur atë se çfare do të ndodhë me të në analizen që do të zhvillohet përpara fillimit të seances stervitore në stadiumin “Reshit Rusi”, Cicmil ka zgjedhur rrjetin social FB të shfaqet me një tip autokritike për gjithçka ka ndodhur në Korçë, ndërkohë që nuk ka munguar të vërë në dukje vlerësimin dhe konsideraten që ai ka pasur për Vllazninë dhe tifozërinë gjatë kohës së bashkëpunimit me skuadrën kuqeblu.

“Gjatë dy viteve që jam tek Vllaznia, kam gjetur nje mbeshtetje te vazhdueshme. Rreth pesëdhjetë ndeshje luajta jashtëzakonisht korrekt, me sinqeritet, profesionalisht, dhe çdo herë kam lënë zemrën time në fushë. Audienca i njohu përpjekjet e mia, dhe për këtë jam shumë mirënjohës ndaj tyre! Unë gjithashtu mund të them se kam pasur momentin  më të bukur në gjithë karrierën profesionale me tifozët e Vllaznisë, jam mirënjohës për njerëzit nga klubi Vllaznia që më kanë mbështetur. Lidhur me ndeshjen me Skenderbeu, dua të theksoj se kjo ishte ndeshja e parë pas tre muajsh dhe pas dëmtimit prandaj kisha një dëshirë të madhe që kjo ndeshje të jetë mënyra më e mirë për t ‘ u kthyer në fushë. Të gjithë e dimë se ato janë pjesë e futbollit dhe në këtë ndeshje, sipas rrethanave fatkeqe, topin nuk e pashë kur erdhi tek unë nga mbrapa dhe më goditi në krah. Nga të gjitha ndeshjet e superligës në karrierën time, kjo ishte ndoshta një nga ato ku më së shumti kam dashur ta fitoj, dhe jam i sigurtë se për shkak të humbjes jam në trishtim më shumë se të tjerët. Dua të theksoj se të gjitha deklarimet negative në media lidhur me emrin tim janë tendecioze! Si një djalë i ndershëm dhe lojtar profesionist futbolli, unë nuk e kuptoj mjë gjë të tillë! Si gjithmonë, në lidhje me Vllazninë, unë do të jem përfundimisht profesional dhe korrekte. Për mua, ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme që isha në ekipin e superligës shqiptare duke veshur fanelen e Vllaznisëë dhe ndihem i kënaqur që  tifozët më duartrokasin çdo herë në fushë. Dua të falenderoj të gjithëve për mesazhet e mbështetjes, sepse në  inboxin tim kam plotë të tilla. Dhe më në fund, për mua, ishte një nder për të kaluar dy vite shumë të bukura  në një klub të tillë të madh, që është më e madhi se çdo individ, sepse ne të gjithë jemi të përkohshme dhe Vllaznia mbetet përgjithmonë!!!

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts