Jane pjese e rajonit 1, por paradoksalisht renditen te fundit per investime. Banoret e Livadeve i kane drejtuar nje shkrese drejtorise se bordit te kullimit ne bashkine Shkoder qe te nderhyje ne kanalin e ujrave te zeza qe ndodhet ngjitur me shtepite e tyre, por deri me tani nuk kane marre asnje pergjigje. Me rritjen e temperaturave ai kthehet ne nje vater epidemish pasi ujrat e zeza perhapin kudo nje arome kundermuese. Te zhgenjyer nga menyra se si trajtohen prej pushtetit vendor, ata i kujtojne kryetares se bashkise Voltana Ademi premtimet qe u ka dhene per zonen.
Por ky nuk eshte i vetmi problem. Ndriçimi dhe mungesa e infrastruktures jane nje tjeter shqetesim pasi ne dite me reshje shiu behet e pamundur te kalosh ne kete rruge e sidomos per femijet qe shkojne ne shkolle.
Zona e Livadeve mbetet nje tjeter lagje periferike e qytetit te Shkodres e cila nuk njeh asnje investim prej vitesh ndonese premtimet kane qene te medha.