Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaKrimi ne familje, burri vret gruan

Krimi ne familje, burri vret gruan

-

Krimi në familje ka goditur sërish, këtë radhë në fshatin Guci e re të Shkodres, ku burri qëlloi për vdekje me armë gjahu bashkëshorten. Fillimisht policia e Shkodres ishte njoftuar se 45 vjeçarja Lumturie Xhilaj është vetvrarë, por pas mbërritjes në vendngjarje dhe hetimeve të kryera rezultoi se ajo ishte qëlluar per vdekje nga bashkëshorti 74 vjeçar Beqir Xilaj. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës pas një debati mes tyre që ka degjeneruar në përdorimin e armës që i moshuari e mbante me leje. Ai ka shtënë në drejtim të gruas duke e lënë të vdekur në vend dhe kanë qënë fqinjët që pasi kanë degjuar krismën kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit e arrestoi 74 vjeçarin dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e krimit. Por Beqir Xhilaj nuk është një emer i panjohur për policinë e Shkodres, pasi ai ka qënë edhe më herët i dënuar për vrasje. 20 vjet me parë, në shtatorin e 1997 ai kishte qëlluar për vdekje bashkeshorten e tij të dytë, pas nje debati që kishte patur me të. Asokohe u arrestua dhe dënimin e vuajti në burgun e Shen Kollit në Lezhë, por pas vitesh kishte marrë një raport mjekesor ku e nxirrte me probleme mendore dhe kishte lënë qelitë e burgut. Disa vite me vonë 74 vjeçari ishte martuar me gruan e tretë, sot viktima e tij e dytë Lumturie Xhilaj. Ai rezulton te këtë qënë person i skeduar edhe në periudhën e diktaturës komuniste, pikërisht në vitet 80. 3 herë ai ka qënë i martuar, ku vetëm me dy gratë e para kishte patur fëmijë. Edhe pse person me probleme, tek fqinjët ai nuk kishte shfaqur te tilla veprime, siç edhe e konfirmojnë vetë këta të fundit.

Përpara togave të zeza Xhilaj ka pranuar krimin, por duke mos dhënë detaje rreth arsyes së konfliktit. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë Shkoder për veprën penale “vrasje për shkak të maredhenieve familjare”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts