Familja e 18-vjeçarit nga Kruja, Albi Lika, i cili vdiq në burgun e Shenkollit në Lezhë kanë dyshime të forta se i riu është vrarë, teksa në ekspertizën mjeko ligjore është shënuar se 18-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura. E ema dhe njerku i 18 vjecarit kërkojnë zhvarrosjen e trupi të viktimes që ti ri-nenshtrohet ekspertizes për të nxjerrë shkakun e vertet të vdekjes së tij. Ata pretendojnë se femija i tyre është vrare pasi sipas tyre ai kishtë plagë në trup.
Ngjarja ndodhi në fillim të muajit prill dhe sipas drejtorisë së Burgut të Shenkollit i riu ishtë vetehelmuar me gaz, një pretendim i cili hidhet poshtë nga familjaret.