Kanali pranë Urës së Cenit i kthyer në një ndër ndotësit kryesorë të pjesës jugore të Lezhës vijon të mbetet një problematike e madhe për jetën e qindra banorëve. Për të ndikuar sadopak në përmirësimin e kësaj situate, Bashkia e Lezhës nis punën për sistemimin e kanalit. Fillimisht janë hequr disa kioska, për të cilët bashkia bëri me dije se i kishte njoftuar të paktën prej një viti,e më pas do do të vijohet me largimin e mbetjeve, ndërsa bëhët me dije se subjektet tregtare të cilat hedhin mbetjet në këtë kanal, do ketë masa ndëshkimore.
Përbri urës së Cenit ndodhet edhe tubacioni që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Lezhës i cili shpesh herë kë pësuar dëmtime, por brenda pak javësh bashkia bën me dije se, rrjeti i ri i ujësjellësit është drejt përfundimit dhe ai del jashtë funksionit.