Thursday, March 28, 2024
HomeSport“Sport Show” i mbipopulluar në kupa

“Sport Show” i mbipopulluar në kupa

-

“Sport Show” i mbrëmjes së hënë në TV1 Channel ka qënë i mpipopulluar me kupa dhe medalje kampionësh, të cilët kanë për protagonist ekipet e klubit Vllaznia. Janë futbolli i femra ku Vllaznia fiton për të katërten herë radhazi titullin kampion, volejbolli për të reja me fitimin e titullit të dytë radhazi kampion kombëtar, titullin kampion i fituar nga çiklisti i talentuar shkodran, Bruno Kola, dy trofetë e fituara nga Klubi i Futbollit Shkodra për moshat në aktivitetin e organizuar ne nderim të figurës së njohur te sportit, ish futbollistit Esat Rakiqi. Suksese këto që u përcollën në studio me komentet e të ftuarve, futbollistes Ardiola Raxhimi, trajnerit të volejbollit, Ferdinand Bardeli dhe trajnerit të futbollit Rudi Piraniqi. Por, sigurisht duke vlerësuar maksimalisht të gjithë këto suksese, opinion sportiv ka qënë shumë i interesuar për situaten më të fundit në Superligen e futbollit dhe konkretisht për ndeshjen e luajtur në Korçë, të cilen Vllaznia e humbi çuditërisht në sekondat e fundit të kohës shtese 4 me 3.

 

Krahas Vllaznisë, në minutat e këtij emisioni u diskutua edhe për kategorinë e dytë të futbollit shqiptar, për Aden e Velipojës, Veleçikun e Koplikut, që edhe pse me jo pak probleme organizative arriten të mbijetojnë në kategori, ndërkohë që Vllaznia “B” është në prag të kualifikimit në kategorinë e parë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts