Friday, April 19, 2024
HomeKronikaVrau gruan, gjykimi tek krimet e renda

Vrau gruan, gjykimi tek krimet e renda

-

Do të jetë gjykata e krimeve të rënda në Tiranë që do të gjykojë Beqir Xhilajn nga Gucia e re, i cili vrau bashkëshorten e tij 47 vjeçare me armë gjahu. Për krimin e bërë ai nuk ka shfaqur shenja pendese përpara oficerëve të policisë, ndërsa është marrë në pyetje për disa orë me radhe. 74 vjeçari ka tentuar fshehjen e krimit, duke dashur ta shesë si vetëvrasje, e për këtë argumenti i përdorur prej tij ka qënë fakti se ai ka vetëm një krah, e me të nuk mbushte dot çiften. Por ekspertet e policisë kanë insistuar në marrjen në pyetje dhe duke u gjendur përballe këtij fakti, Xhilaj në një moment ka rrefyer të verteten, sërish duke mos dhënë detaje të tjera mbi shkaqet e debatit mes tij dhe gruas Lumturie Xhilaj. Nervat nuk e kanë mbajtur të moshuarin që ka shkrepur armën e gjahut duke e lënë të vdekur në vend bashkëshorten e tij të tretë, e më pas ka vijuar i qete përballë saj duke konsumuar alkool. Ai nuk ka lëvizur nga banesa dhe skena e plotë e krimit dhe pozicionimi i tij përballë gruas së pajetë është parë nga policia që ndërhyri pas ngjarjes. Plumbi e ka prekur në gjoks 47 vjeçaren dhe pranë saj ishte arma e krimit dhe autori i dyshuar, bashkëshorti 74 vjeçar.  Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, do ta gjykojë Xhilaj për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts