Vizita e paralajmëruar e zyrtarit te larte te Departamentit Amerikan te Shtetit, Hojtli ne Tirane, eshte nje lajm i mire ne funksion te zgjidhjes se krizes aktuale politike, ndryshe Partia Demokratike merr nje grush te rende dhe duhet te rithemelohet, deklaroi ne “Forum” te TV1- CHANNEL, gazetari Ben Andoni.
I ftuar ne “Forum” ishte edhe eksperti i ekonomise, Ilir Hebovija. Ai tha se mosmarrëveshjet politike i shkarkojne pasojat e renda mbi ekonomine. Eshte detyra e politikes te merret me ekonomine për zgjidhje strategjike, gje qe ne Shqiperi kane munguar.
Andoni dhe Hebovija theksuan edhe nevojen për tu dhene me shume rendesi zbatimit te projekteve te zhvillimit rajonal, siç eshte Shkodra ne rastin konkret me mundesi te medha njerezore dhe natyrore për investime te kesaj natyre.