Edhe pse kemi hyre ne muajin e shtate kur afro 80 familje ne Kuç te njësisë administrative Guri i Zi u përmbyten dhe pësuan dëme te konsiderueshme ne te mbjellat e vjeshtës dhe ne shtëpitë e banimit, akoma nuk ka vajtur njeri nga Bashkia Shkodër për vlerësimin e tyre. Ketë e dëshmojnë vete banoret e kësaj lagjeje.
Ata theksojnë se këto dite edhe mund te vizitohen nga zyrtaret e Bashkisë, pasi jemi ne prag te fushatës elektorale, dhe u interesojnë votat, por nuk besojnë ne seriozitetin e tyre.
Por përveç mosvleresimit te dëmeve te shkaktuara nga përmbytjet e nëntorit, banoret e Kuçit kujtojnë se akoma nuk është ndërhyrë as për pastrimin e kolektorëve, qe shkaktojne përmbytje sa here bie shi.