Konflikti politik ka penguar çdo gjë në vend, prandaj duhet një zgjidhje sa më e shpejtë. Kështu ka komentuar nga Shkodra ministri i drejtësisë Petrit Vasili, njëherësh kryetar i LSI-së, situatën politike që po kalon vendi.
I pyetur mbi mospjesmarrjen e partisë demokratike dhe spektrit të djathtë në garën elektorale të 18 qershorit, Vasili theksoi se janë bërë të gjitha përpjekjet që ato të ishin pjesë e proçesit.
Zgjedhja e Ilir Metës në krye të shtetit, për Petrit Vasilin është mesazh themelor për qendrueshmerine e institucioneve.
Edhe për koalicionin PS – LSI, ai nuk pranon të komentojë mbi vazhdimësine pasi me rendesi është zgjidhja e ngërçit.
Lëvizja socialiste për Integrim që drejtohet nga Vasili në këto zgjedhje do të mbajë numrin 14 në fletën e votimit.