Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaSekuestrohen 9 mina me telekomande

Sekuestrohen 9 mina me telekomande

-

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Etalon”, duke vënë në pranga 2 shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, ndërsa janë sekuestruar 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, tritol dhe si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave. Të arrestuarit janë: Franko Çinari , 21 vjeç , banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, si dhe Stavro Kotorri , 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim  shtetasi E.T. 30 vjeç,  edhe ky banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor në këtë veprimtari kriminale te “Trafikimit te armëve dhe municioneve” si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë. Ne total nga policia si prove materiale jane sekuestruar: 9 minat me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë, 1 çantë sportive, 1 kallëp lëndë shpërthyese ( tritol),  4 magneta, tela , kaçavida etj.. materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave. Nga ana e strukturave te specializuara policore vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë ndërsa për të arrestuarit është ngritur akuza “Trafikimi i armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Nuk dihet nese keta shtetas kane qene me heret te perfshire ne ngjarje kriminale, apo kane shitur te tilla mina qe mund te jene perdorur me heret ne shperthime te ndodhura ne qytete te ndryshme te vendit. Policia perveç shtrirjes se hetimeve, po punon per te zbuluar nese keta shtetas kane bashkepunetore te tjere ne kete veprimtari, ku nje ndihmese pritet te japin zbardhjet e tabulateve telefonike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts