Monday, April 28, 2025
HomeAktualitetBashkia nuk i del për zot qytetit !

Bashkia nuk i del për zot qytetit !

-

I hapin rruget për tubacionet e ujesjellesit, kabllot apo punime te tjera, dhe pasi mbarojne i lene gropat hapur. Pasojat i vuajne qytetaret me automjetet e tyre dhe imazhi i qytetit, me rruge te reja por te kthyera ne gropa ! Ne Shkoder kjo histori prej vitesh eshte gjithnjë e pranishme ! Jo vetem ne rruget periferike, por nder ato me kryesoret e qytetit ! Eshte krijuar nje gjendje sikur te mos kishte fare bashki qe pergjigjet për administrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit me taksat e qytetareve ! Janë nga me te ndryshmet firmat qe nderhyjne ne rruge kur te duan dhe ku tu teket, krijojne edhe mjaft avari gjate punimeve ne qarkullimin rrugor,me pas largohen pa riparuar demet qe kane shkaktuar ! Dhe bashkia ka heshtur e vazhdon te heshte perballe rasteve te tilla te shumta ne qytetin e Shkodres, sa qe e ke te veshtire te  zgjedhesh nje rruge qe nuk eshte demtuar nga ndërhyrja te tilla ! Normalisht kush demton duhet te zhdemtoje, ne rastin konkret riparimi i rrugeve nga firmat qe bejne punime për interesat e tyre eshte detyrim ligjor ! Por ky detyrim harrohet nga ana e tyre, përderisa askush nuk u kërkon llogari, dhe Bashkia nuk i del për zot qytetit ! Ajo jep leje për te hapur rruget, por nuk merakoset fare se çfare ndodhe me tej dhe si largohen firmat sapo plotesojne interesat ne funksion te biznesit te tyre, duke demtuar ato te komunitetit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts