Monday, May 20, 2024
HomeKulturë“Marubi Celebrates the Originals”

“Marubi Celebrates the Originals”

-

“Nga negativi tek pozitivi, nga proçesi i fotografimit tek memoria që mbart secila fotografi që i ka mbijetuar kohërave”. Këtë mision mori mbi supe të zbulojë ekspozita “Marubi Celebrates the Originals”, kuruar nga Rudolf Schäfer, që solli në muzeun kombëtar të fotografisë, stampa origjinale të Studios Marubi, vlera të papërsëritshme që na ndihmojnë të përballemi me amnezinë që mungesa e tyre ka prodhuar gjatë periudhave të ndryshme. Për drejtorin e këtij muzeu Luçjan Bedeni, hapja e kësaj ekspozite pak ditë pas ditëlindjes së pare që kishte kjo shtëpi e fotografisë, është një emocion i dyfishte dhe përkthim i një pune të madhe që është bërë.

Sipas kuratorit, të flasësh për origjinalin në kontekstin e fotografisë ngjall gjithmonë shumë diskutime. Ai bën me dije se stampat origjinale të fotografëve të famshëm janë gjithmonë punime dore.

Pjesa më e madhe e fotografive të kësaj ekspozite janë kopjet e fundit ekzistuese të një negativi të ruajtur në Muzeun Marubi. Koleksioni familjar, ai i kartolinave dhe i familjes Kamsi në ekspozitën e Fiera del Levante 1932 janë pjesë e kësaj ekspozite.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts