Motorri perplas kembesorin ne Lezhe

0
9

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes se te enjtes në hyrje të qytetit tek kryqezimi me Shengjinin, ku një motoçikletë me targë CAA518 me drejtues shtetasin L.D. 62 vjeç, përplasi këmbësorin 60 vjeçar me inicialet Gj.L. Për pasojë si kalimtari ashtu dhe drejtuesi i motoçikletës mbetën të plagosur dhe u derguan me urgjence ne spitalin e Lezhes, ku ndodhen nen kujdesin e bluzave te bardha. 60 vjeçari qe levizte ne kembe si pasoje e goditjes se marre ka disa plage ne trup dhe ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Grupi ekspertizes qe mberriti ne vendngjarje ka dale ne perfundim se shkak i aksidentit eshte bere pakujdesia ne levizje si e kembesorit ashtu edhe drejtuesit te motorçikletes, favorizuar edhe nga erresira ne rruge qe ka veshtiresuar pamjen. Goditja mesohet se ka qene e forte dhe kembesori eshte perplasur disa metra me tutje. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Rrethi i Lezhes mbetet nje nga me problematiket persa i perket aksidenteve rrugore, ku megjithe aksionet e herepashershme te policise, serish numri i tyre mbetet i larte, e me pasoja.