Friday, March 29, 2024
HomeKulturëDemtimi i Trashegimise Kulturore

Demtimi i Trashegimise Kulturore

-

Trashëgimia Historike Kulturore edhe ne Kosove, e kryesisht ajo qe identifikohet me ndërtimet, ka pësuar dëme te pariparueshme. Nga mbi 350  objekte ne Prizren qe u evidentuan ne vitin 2006, gjysma e tyre janë shkatërruar nga sektori i ndërtimit, i cili fatkeqësisht u tregua mjaft u suksesshëm ne ketë drejtim. Këto e te dhëna te tjera theksoi ne takimin qe zhvilloi Forumi Urban ne Shkodër, Hajrullah Çeku, planifikues i  zhvillimeve urbane ne Prizren.

Ka shume ngjashmëri me Shqipërinë edhe ne Kosove, tha Çeku, sa i përket papergjegjshmerise qe ka treguar klasa politike për te mbrojtur trashëgiminë kulturore.

Çeku theksoi se është e nevojshme qe te ketë një strategji te përbashkët nga Kosova dhe Shqipëria për ndaluar shkatërrimin e objekteve qe janë identiteti ynë, si dhe mirëmbajtjen e tyre. Forumi Urban ne Shkodër, ka si teme debati 8 qytete te Ballkanit lidhur me pasojat qe kane shkaktuar ndërtimet dhe demet qe ka pësuar trashëgimia historike kulturore e tyre

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts