Friday, March 29, 2024
HomeSportFormacioni anti-Laçi i Vllaznise

Formacioni anti-Laçi i Vllaznise

-

Vllaznia, vazhdon përgatitjet e fundit për sfiden e javës së 34 të Superliges që do të luhet të hënën e ardhshme të 15 majit në orën 16.00 në stadiumin e qytetit të Laçit. Ndryshe nga e enjta e pas ndeshjes me Luftetarin qe pati nje seance stervitore, te premten dhe te shtunen ekipi ka zhvilluar  seanca me ngarkesa të plota stervitore. Nga ajo që është parë gjatë dy seancave të fundit Cungu ka nisur të projektojë formacionin anti-Laçi. I kushtëzuar jo pak edhe nga mungesat e titullarëve që ka në dispozicion, ku krahas Bardullës që vazhdon të jetë i dëmtuar prej disa javësh dhe së bashku me të edhe Kalaja që nuk është stervitur fare me skuadrën, për arsye kartonësh mungon edhe sulmuesi Bakaj, tekniku Cungu duket se po përgatitet t’i përgjigjet Laçit me një formacion mbrojtës. Bazuar në ato pak minuta lojë që tekniku shkodran zhvilloi në fund të stervitjes pak a shumë duket se kemi të bëjmë me formacionin e aplikuar në Korçë ndaj Skenderbeut ku spikat një rreshtim i përforcuar në prapavijë. Që do të thotë se me Selimajn në portë, krahas katërshes së këtij reparti, me Gocajn djathtas, Pjeshken dhe Bicajn në qëndër dhe Gurishten majtas, hera heres Vrapi i planifikuar përpara mbrojtjes tërhiqet prapa duke blinduar prapavijen me pesë të tillë. Ndërkohë në mesfushë pritet të jetë Tafili dhe Krymi duke pasur në krah Çinarin dhe Shtubinën me Hebajn të avancuar.  Kështu, të paktën ka qënë aplikimi që Cungu ka ekspozuar në stervitje, që gjithësesi, deri të hënën kur ka në dispozicion edhe një seance tjeter stervitore, mund të ketë edhe lëvizje të tjera në dobi të përmirësimit të njëmbëdhjetësishit të parë, gjithnjë duke pasur në fokus lojtarët më në formë sportive. Ndërkohë, një tjetër lajm që ka të bëjë me futbollin shkodran është edhe thirrja e tre futbollistëve të Klubit të Futbollit Vllaznia në kombëtaren e Shpresave  U­-21, ku Armenis Kukaj, Belajdi Pusi dhe Endi Brahimi që prej ditës së diele së 14 maj do të vihen në dispozicion të trajnerit Alban Bushi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts