Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëMalaj dhe Ylli me te rinjte e LSI

Malaj dhe Ylli me te rinjte e LSI

-

Mbështetja ndaj LSI-së është investim për të ardhmen. Me këtë mesazh ju drejtua të rinjve dhe të rejave të Shkodres, zv/ministrja e arsimit, njëheresh anëtarja e kryesisë Nora Malaj, e cila e shoqëruar nga kandidatët për deputet Dritan Ylli dhe Lidra Bushati, u ndal tek organizimi politik për fushatën zgjedhore të 18 qershorit. Ajo theksoi se përvoja e deputetit Çela nga fushata e 2013-es, do të jetë një ndihmese e madhe në këto zgjedhje jo vetëm që LSI të rrisë përfaqësimin e saj në kuvend, por mesazhi i saj politik “një shans për të gjithë” dhe programi i hartuar të preke çdo familje të këtij qarku.

Për kandidatin për deputet Dritan Ylli, LSI-ja është partia e vetme që në pluralizmin politik ka njohur vetëm rritje dhe arsyet kryesore sipas tij janë tre.

Më pas të rinjtë dhe të rejat kanë vijuar bashkëbisedimin me drejtuesit e LSI, ku nuk kanë munguar pyetjet si për programin elektoral të kësaj force politike, ashtu edhe për mënyrën se si është konceptuar fusha, ku si përherë LSI fokus ka rininë, promovimin dhe ecjen përpara të saj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts