E nisur qe ne fund te vitit qe lame pas, rikonstruksioni i shkolles se mesme profesionale “Hamdi Bushati po shkon drejt perfundimit dhe ajo pritet te jete gati pas nje muaji per nxenesit dhe stafin pedagogjik. Ato momentalisht vazhdojne mesimin ne ambjentet e shkolles industriale “Arben Broci” . Pergjegjesi i punimeve, thote se puna po ecen normalisht dhe se per momentin po behet shtrimi i pllakave ne te gjitha katet e shkolles.
Ministria e mireqenies sociale dhe rinise ka dhene nje fond prej 90 milione lekesh per rikonstruktimin e ketij institucioni shkollor me nje afat prej 8 muajsh qe nga koha e fillimit, qe perfshin edhe ndertimin e nje lulishteje ne oborret e shkolles, me qellim fuqizimin dhe krijimin e kushteve bashkekohore ne pershtatje me kerkesat e tregut, per te gjithe ato qe duan te ndjekin arsimin e mesem profesional, pasi vitet e fundit ka patur nje renie te numrit te tyre.