Friday, March 21, 2025
HomeSportMundje, Albert Bjeshkeza, kampion kombëtar

Mundje, Albert Bjeshkeza, kampion kombëtar

-

Mundësit shkodranë vazhdojnë të bëjnë një përfaqësim mjaft të mirë në veprimtaritë kombëtare. Suksesi më i fundit është ai i arritur në aktivitetin e Kupës së Shqiperisë për kategorinë e paratërinjve, aktivitet ky i organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes. Vllaznia e drejtuar nga Nazmi Elezi dhe kolegu i tij Dede Bregu u përfaqësua në këtë aktivitet me një formacion të plotë, gjë që ka marrë edhe vlerësimin shumë pozitiv nga strukturat e federatës. Në bilancin e këtij aktiviteti Vllaznia numeron një vend të parë, dy vende të dyta dhe tre të treta. Ai që ka marrë duartrokitjet më të shumta nga publiku kuksian i cili ndoqi për dy ditë me radhë finalet e kësaj kupe ka qënë mundësi i peshës së rëndë, Albert Bjeshkeza i cili pasi i ka mposhtur të gjithë kundërshtarët në tapet është shpallur kampion kombëtar. Shumë pranë suksesit të fitimit të vendit të parë kanë qënë edhe Sidrit Bajrakurtaj konkurues në peshen 59 kg dhe Emanuel Shpati në peshen 85 kg dhe, të cilët pas fitimit të ndeshjeve eleminatore u ndeshen në finale, por duke humbur me pikë u mjaftuan me vendin e dytë. Me të njëjtin ritem përfaqësimi kanë qënë edhe mundësit e tjerë të formacionit kuqeblu, si Sait Ligata dhe Florjet Guri, të cilët në përfundim të aktivitetit u renditen në treshen më të mirë të peshave të tyre përkatëse. Së bashku edhe nivelin profesional të gjykimit në tapet nga arbitri i kolegjumit të Shkodrës, ish mundësi Pal Marku, mundja shkodran duhet thënë se ka bërë një përfaqësim dinjitos në finalet e Kupës së Shqipërisë të zhvilluara në Kukës. Ndërkohë, menjëherë pas përfundimit të këtij aktiviteti, Vllaznia nën drejtimin e trajnerit Nazmi Elezi ka nisur përgatitjet për Kupen e Shqipërisë të kategorisë së rritur, finalet e të cilit zhvillohen në muajin qershor në Tiranë dhe që pretendent për kampion është si zakonisht, Qamil Bajrami, i cili aktualisht është edhe kampionë kombëtar në fuqi. Dhe, krahas tij, të njëjtin pretendim kanë edhe mundësit e tjerë, Dashnor Koka, Maldin Çamaj dhe, Kristian Daka.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts