Monday, April 28, 2025
HomeAktualitetNdotjet, “Vrasja” e Zonave Turistike

Ndotjet, “Vrasja” e Zonave Turistike

-

Kjo ure mbi lumin Kirë ne Drishte e lidhe ketë zone me shume fshatra te tjera, deri ne Domen dhe Prekal. Poshtë saj rrjedhin qetësisht ujërat e kaltra te Kirit por pikërisht këtu pamja magjepse vjen dhe shëmtohet nga mbeturinat qe hidhen ne këmbët e saj, te cilat kanë stoqe stoqe  prej vitesh. Përveç banoreve te shume fshatrave, neper ketë ure kalojnë edhe turistet e huaj, qe vine për te shijuar bukuritë e rralla natyrore te Luginës se Kirit apo për tu njohur me dëshmitë historike te kalasë shume shekullore te Drishtit. E megjithatë, nga Bashkia Shkodër nuk është shqetësuar dhe nuk shqetësohet njeri për ketë gjendje, e cila me pamje te tilla i bene kësaj zone turistike një prezantim aspak te denje. Ne vend te promovimit te vlerave te turizmit, promovohen mbeturinat e lënë stok dhe qe shtohen për dite.

Ne Bashkinë Shkodër është folur e flitet shume për turizmin, dhe mire behet, por realiteti ne terren tregon krejt te kundërtën. Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe, pasi fjalët i merr era kur ato nuk shoqërohen me masa konkrete. Si rrjedhoje,  gjendja ne zonat turistike jo vetëm qe nuk ndryshon, por sa vjen dhe përkeqësohet me ndotjen e mjedisit qe do te thotë vrasje e peizazheve te ekosistemit qe natyra ka dhuruar. Dhe kjo zone nuk është as ne Dukagjin dhe as ne Shllak, por vetëm 5 km larg nga zyrat e Bashkisë Shkodër.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts