Në prag të sezonit turistik plazhi i Shengjinit vazhdon të jetë i pushtuar nga mbeturinat. Edhe pse në fillim jave janë të shumte turistet që kanë vendosur të pushojnë në brigjet e Adriatikut, panorama me të cilen përballen nuk është aspak e kendshme. Sipas tyre përgatitjet për sezonin duhet të nisin me heret edhe per shkak të temperaturave të larta, ndersa thonë se mbeturinat janë një problem me vetë.
Me heret bashkia e Lezhës kishte bere të ditur se plazhi i Shengjinit do të ishtë gati me 15 maj për të pritur turistet por ajo që sot gjejnë këto të fundit ne kete zone është krejt e kunderta. Rera është ploguar vetëm në një segment të saj i cili në fakt po nxjerr në pah një tjeter problem, pasi po gropos mbeturina dhe po nxjerr në sipërfaqe disa të tjëra. Kjo ndodh për shkak se plugimi po kryhet pa u pastruar brezi renor nga mbetjet e shumta plastike dhe jo vetëm që janë shpërndarë përgjatë saj.