Thursday, April 25, 2024
HomeSportAnaliza e Vllaznisë në “S. Show”

Analiza e Vllaznisë në “S. Show”

-

Humbja e Vllaznisë në transferten e Laçit për javen e  34-tët të Superliges shqiptare, ka qënë tema kryesore e emisionit “Sport Show” transmetuar mbrëmjen e së hënës në TV1 Channel. Për, dy ish futbollistët e Vllaznisë Edmond Doçi dhe Ideal Lekiqi, më shumë se humbja, shqetësuese është mënyra e pësimit të tre golave, por edhe loja e dobët që po shfaqin kuqeblutë në shtatë javët e fundit që nuk njohin fare fitore.

Në vijim trajneri i volejbollit Adrian Mikopli dhe gazetari Klodian Zhivani, kanë komentuar edhe suksesin e ekipit të volejbollit për të reja, fitues i Kupës “Rinia”, trofeu i dytë që fitohet nga kjo skuadër brenda një jave, fitoren e Vllaznisë “B” në futboll që është fare pranë kualifikimit në kategorinë e pare, atë të 19 vjeçarëve të Akademisë Vllaznia ndaj Kukësit, si dhe paraqitjen shumë të mirë që ekipi i mundjes me trajnerin Nazmi Elezi bëri në Kupën e Shqipërisë për moshat në Kukës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts