Dhuna ne familje, tendence ne rritje

0
8

Aktet kriminale te dhunes ne familje, ku viktimat kryesore jane grate dhe femijet, kane pesuar nje rritje te konsiderueshme krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Per 6 mujorin  e pare te 2017,  jane mbi 100 raste te denoncuara prane  organizatave te antidhunes ne Qarkun e Shkodres. Kjo dukuri negative shfaqet kryesisht nepermjet dhunes fizike, psikologjike,  emocionale, asaj seksuale etj. Sipas punonjesve te ketyre qendrave nder shkaqet kryesore mbetet gjendja e renduar ekonomike.

Per 5-mujorin e pare te vitit 2017, numuri i grave qe kane denoncuar dhunen ne familje ka patur nje tendence ne rritje edhe ne gjykaten e shkalles se pare.

Vitin e kaluar ka patur rreth 177 raste me objekt urdher mbrojtjeje, nderkohe qe  per zgjidhje martese mbi 81 te tilla. Duke pare qe dhuna ne familje ka nje kosto sociale dhe ekonomike, nevojiten masa me efikase, nga ana e strukturave shteterore, si zbatuese te drejtperdrejta te ligjitne fuqi.